Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurori ka marr vesh se Inspektorati i Policor i Kosovës ka arrestuar dje në Gjilan, një polic nën dyshimin se ka sulmuar një qytetar.
I arrestuari është B. S zyrtar policor nga kjo komunë, mëson Gazeta Sinjali.
Sipas burimit brenda Prokurorisë, i arrestuari në momentin kur ka ndodhur incidenti ka qenë jashtë detyrës zyrtare.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia në Gjilan.
Me urdhër të prokurorit, zyrtari policor është dërguar në mbajtje ndërsa qytetari viktimë e këtij sulmi është liruar pas kërkimit të ndihmës shëndetësore.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngatërrese në mes pjesëtarit të policisë dhe qytetarit gjilanas./Gazeta Sinjali/