Policia e Kosovës ka arrestuar sot edhe një të dyshuar lidhur me rastin “Karaçeva”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për M.L.,(emër i njohur për redaksinë) i cili dyshohet për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Prokuroria Themelore në Gjilan, ku njoftuan se i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Kujtojmë se dje Gazeta Sinjali raportoi se Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për 24 të arrestuarit e parë në mega-aksionin e Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor në Karaçevë edhe për 60 ditë tjera.