Policia e Kosovës ka arrestuar sot F.L., 20 vjeçar, si i dyshuar për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” në Karaçevë, shkruan Gazeta Sinajli.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe gjatë intervistimit ka pranuar një pjesë të veprës penale në të cilën dyshohet se është përfshirë.
Të njëjtit sinjalizues njoftojnë se i njëjti ka qenë i angazhuar në cilësi të mirëmbajtësit të aparateve të lojërave të fatit në një kazino, e cila ka qenë në pronësi të njërit nga të dyshuarit lidhur me rastin “Karaçeva”.
20 vjeçari dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në shitblerjen e aparateve të lojërave të fatit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.