image Pozita e Kosovës në renditjen e shteteve më të sigurta nga koronavirusi

Kosovë

Pozita e Kosovës në renditjen e shteteve më të sigurta nga koronavirusi

news image

Revista e njohur amerikane ka bërë një hulumtim rreth vendeve më të sigurta në botë nga koronavirusi.

Kosova në këtë hulumtim ndodhet në vendin e 145-të, shkruan Gazeta Sinjali.

Hulumtimi u bë mbi bazën e parametrave të ndryshëm; efikasitetin e futjes së karantinës, monitorimin dhe zbulimin e të infektuarve, gatishmërinë e sistemit shëndetësor dhe efikasitetin e qeverisë.

Sipas këtij raporti, Zvicra dhe Gjermania dolën në vendin e parë dhe të dytë për shkak të qëndrueshmërisë së ekonomisë së tyre, por edhe falë marrjes në mënyrë më të kujdesshme të masave dhe qasjes në ekonomi, pa sakrifikuar shëndetin dhe sigurinë publike, sipas studimit.

Dhjetë vendet e para në listë janë Zvicra, Gjermania, Izraeli, Singapori, Japonia, Austria, Kina, Australia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.

Shqipëria është në vendin e 88-të, edhe pse rezultatet e deklaruara në vend ishin befasuese.

Nga shtetet e rajonit, Kroacia është e 36-ta në këtë listë, Mali i Zi në vendin e 42-të, Serbia e 54 dhe Bosnjë-Hercegovina në vendin e 72. Shtetet e Bashkuara renditen në numrin 58, menjëherë pas Rumanisë, dhe dy vende përpara Rusisë.

Rajonet me rrezik më të lartë tani, sipas raportit, janë Afrika Sub-Sahariane dhe Amerika e Jugut, si dhe disa vende në Lindjen e Mesme dhe Azinë e Paqësorit./Gazeta Sinjali/