image Pozicionet më të mira të seksit që duhet patjetër t’i provoni gjatë valës së të nxehtit të verës

Këshilla

Pozicionet më të mira të seksit që duhet patjetër t’i provoni gjatë valës së të nxehtit të verës

news image

Nëse nuk e keni provuar më parë seksin në dush, ja ku keni mundësinë. Jo vetëm që bërja e një dushi të vakët do t’ju freskojë gjatë seksit, por do të qëndroni të freskët për një kohë më pas.

Krahas kulmit të ngrohtë të temperaturave, na është plotësisht e qartë që e gjitha ajo që dëshironi të bëni është të uleni para ventilatorit apo të futeni në vaskë.

Mirëpo, nëse ndieni dëshirën për seks, ekzistojnë disa pozicione seksi të cilat janë ideale në këtë lloj vape.

Qëllimi është shmangia e ‘mbinxehjes’ gjatë seksit të verës, e cila mund të çojë në humbjen e energjisë së shumtë dhe ujit nga trupi, transmeton Telegrafi.

Rekomandohen këto tri pozicione për shmangie të mbinxehjes dhe njëherësh për arritje të kënaqësisë maksimale:

– Stili i qenit
– Në këmbë
– Luga.

Në mënyrë të dyanshme, njerëzit mund të kënaqen me seks oral apo me masturbim të përbashkët në mënyrë që të arrihet orgazma gjatë vapës së madhe.

Dhe për të shmangur fatkeqësitë derisa jeni duke bërë seks, është me rëndësi t’u përmbaheni disa këshillave për të mos u mbinxehur dhe lodhur.

Qëndroni të hidratuar

Askush nuk dëshiron një rast dehidrimi gjatë afshit intensiv, kështu që pini ujë dhe pije pa sheqer me masë gjatë gjithë ditës. Mbani një gotë me ujë apo çaj pa sheqer afër krevatit dhe bëni pushime kur bëhet shumë nxehtë.

Përdorni një pastrues ajri ose ventilator

Të kesh një ventilator të drejtuar nga ju do ta mbajë lëkurën tuaj të ftohur vazhdimisht dhe një pastrues ajri mund të sigurojë që gjërat të mos jenë shumë të lagështa.

Provoni seksin në dush

Nëse nuk e keni provuar më parë seksin në dush, ja ku keni mundësinë.

Jo vetëm që dushi me ujë të vakët do t’ju freskojë gjatë seksit, por gjithashtu do t’ju mbajë në një temperaturë të rehatshme për ca kohë më pas.

Dushet gjithashtu ju japin juve dhe partnerit tuaj një shans për të provuar pozicionet në këmbë, gjë që mund të jetë argëtuese.

Minimizoni kontaktin lëkurë me lëkurë

Gjatë nxehtësisë ekstreme, mund të jetë më mirë të praktikoni pozën misionare. Në vend të kësaj, zgjidhni pozicione seksi që minimizojnë kontaktin me partnerin ose nuk janë shumë intensive, shkruan Daily Star.

/GazetaSinjali/