Dhjetë kosovarë kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, në Slovenski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.
Në mesin e viktimave nga kompania “Deva Tours”, e kanë konfirmuar për Sinjalin se është edhe njëri nga shoferët.
Sinjali mëson se ai është Naser Sylmetaj i cili është nga Grecina e Hasit, Komuna e Gjakovës.
Djali i shoferit tashmë të ndjerë, Adhurimi, ka bërë një postim prekës për vdekjen e të atit.
“Ah mar bab, dhimbja shumë e madhe malli shumë i madh, atë ditë kur t`kam çu tek autobusi t`kam përqaf po pak bre. Ishalla zoti n`xhenet”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/