Një romancë e mundshme mes modeles Santiana dhe këngëtarit Patris është bërë temë diskutimi këto ditë.
Një foto e publikuar nga këngëtari Patris në ditëlindjen e Santianes, ka nxitur aludime për një lidhje më të ngushtë mes dyshes, pasi në të shihen të buzëqeshur dhe të afërt me njëri-tjetrin. Në këtë foto, Patrisi ka vendosur dorën në supe të modeles, ndërsa Santiana ia ka vendosur dorën në fytyrë.
“Shumë urime për ty,” ka shkruar Patrisi, një mesazh që duket se ka ngjallur më shumë dyshime për një mundshme lidhje romantike mes tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!