image Posta e Kosovës dhe ajo Shqiptare me bashkëpunim strategjik për zhvillim dhe inovacion

Financa

Posta e Kosovës dhe ajo Shqiptare me bashkëpunim strategjik për zhvillim dhe inovacion

news image

Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, priti një delegacion nga Posta Shqiptare, i kryesuar nga Administratori i Përgjithshëm, Etjen Xhafaj, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Gjatë takimit, u fokusuan tema si shkëmbimi i ekspertizës, shërbimet financiare, platformat e e-commerce dhe zhvillimi i shërbimeve të reja për qytetarët. Rraci theksoi se ky bashkëpunim do të fuqizonte kapacitetet operacionale të Postës së Kosovës dhe do të përmirësonte cilësinë e shërbimeve, duke e pozicionuar atë si një institucion modern dhe të besueshëm.

Nga ana e tij, Xhafaj shprehu angazhimin për zhvillimin e projekteve që do të rrisin cilësinë e shërbimeve në të dy vendet dhe do të krijojnë standarde të reja në sektorët postar dhe të e-commerce, duke theksuar se ky bashkëpunim mund të shërbejë si model për avancimin e sektorit në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/