Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në plazhin e Velipojës, ku një 61-vjeçar raportohet se ka humbur jetën.
Rreth orës 10:30, shtetasi K. L., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se në momentin që është futur në det ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.