Një djalë 14-vjeçar nga portugalia besohet se është personi më i ri në Evropë që ka vdekur nga koronavirusi.
Adoleshenti nga qyteti Ovar në jug të Portos vdiq në mëngjesin e së dielës pasi ishte dërguar me urgjencë në spitalin “Sao Sebastiao”.
Ai besohet se ka vuajtur nga psoriaza, por nuk ka pasur ndonjë sëmundje kronike, shkruan “Daily Mail”.
Vdekja e tij erdhi pasi vajza 16-vjeçare, Julie Alliot, vdiq në një spital të Parisit të mërkurën e kaluar.
Raportohet se mjekët kishin refuzuar ta transferonin djaloshin në një spital tjetër për shkak të gjendjes së rëndë të tij. Emri i viktimës nuk është bërë i ditur.
Sipas faqes “Worldometers”, rreth 6 mijë persona janë infektuar me koronavirus në Portugali dhe 119 kanë vdekur.