Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani në konferencë për shtyp ka deklaruar se ndeshja me Malin e Zi është si një finale.
Ujkani ka deklaruar se ndeshja miqësore me Gjibraltarin duhet të shfrytëzohet nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes si një mundësi e mirë për t’i provuar futbollistët e rinj.
“Jemi mirë, po përgatitemi me Malin e Zi që është një finale për ne. Por para kësaj ndeshje kemi një miqësore, që duhet shfrytëzohet nga trajneri çdo opsion. Kemi disa lojtarë të rinj që duhet parë si janë ata. Gjithsesi, ndeshja me Malin e Zi është finale dhe aty është qëllimi ynë”, ka thënë Ujkani.
Ndeshja me Gjibraltarin do të zhvillohet më dhjetë tetor nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”, ndërsa katër ditë më vonë (14 tetor) do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Malit të Zi, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro2020”