image Portieri Florian Smakiqi largohet zyrtarisht nga Drita

Futboll

Portieri Florian Smakiqi largohet zyrtarisht nga Drita

news image

Portieri kosovar, Florian Smakiqi, ka përfunduar aventurën e tij te Drita si kampion, duke vendosur të largohet pas përfundimit të kontratës me klubin nga Gjilani.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit në rrjetet sociale, ku është theksuar se Smakiqi ka marrë vendimin për të vazhduar karrierën e tij në një skuadër tjetër, edhe pse emri i klubit të ri ende nuk është zbuluar.

“Pas përfundimit të kontratës Smaki ka vendosur që karrierën ta vazhdojë diku tjetër, vendim të cilin klubi e ka respektuar dhe në ndeshjen e fundit është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe tifozët”, shkruhet në njoftimin e kampionëve të Superligës.

Smakiqi ishte transferuar te Drita në vitin 2022 si “lojtar i lirë” nga skuadra e Drenicës, dhe më herët kishte luajtur për ekipet si Feronikeli dhe Prishtina.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/