image O`Conell: Injoroni ata që përpiqen të fitojnë me patriotizëm plastik

Kosovë

O`Conell: Injoroni ata që përpiqen të fitojnë me patriotizëm plastik

news image

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell ka porositur kosovarët që t`i injorojnë  ata që përpiqen ta fitojnë pushtetin duke i ndarë.

“Përdorimi i patriotizmit plastik është mënyra më e vjetër për ta hequr vëmendjen nga të metat e vetes” ka thënë ai, transmeton Sinjali.

O`Connell ka theksuar se fakti që kaq shumë të rinj shqiptarë dhe serbë tani po mësojnë gjuhën e njëri tjetrit, tregon se brezi i ri nuk e ka harruar të kaluarën, por dëshiron të ndërtojë një të ardhme tjetër.

Diplomati britanik i cili sot bëri të ditur përfundimin e mandatit të tij në Kosovë ka thënë se zgjedhjet që po vijnë janë një mundësi reale për Kosovën. Ai nuk ka përmendur ndonjë parti të preferuar por ka thënë se nuk është ai që do të jetojë me pasojat, por vetë populli i Kosovës.

 “Votoni për këdo që mendoni se ka vizionin më të mirë për Kosovën, dhe do ta udhëheqë Kosovën më së miri. Zgjedhja është e juaja dhe ju mundeni, duheni, përdoreni lirisht. Ju jetoni në një demokraci; përfaqësuesit dhe udhëheqësit tuaj do t’ju përgjigjen vetëm nëse prej tyre kërkoni llogaridhënie. Kjo është njësoj në çdo demokraci” , ka thënë O`Conell

Ambasadori britanik ka deklaruar se sa më e fortë të jetë Kosova aq më e sigurt është Britania. O`Connel ka porosituar kosovarët që ta marrin fatin në duar të veta se kah dëshirojnë t`i japin udhë vendit. Sipas tij është shumë e rëndësishme që Kosova të marrë përgjegjësi për të ardhmen e vet dhe për luftimin e krimit të organizuar.

“Më thehet zemra kur mendoj për vështirësitë e Kosovës për Pavarësi, dhe njëzet vjet pas luftës të ekzistojë ndjenja se komuniteti ndërkombëtar, në njëfarë mënyre “ia ka borxh” Kosovës një qeverisje më të mirë, një ekonomi më të mirë, dhe gjykata më të mira. Në të vërtetë, ne nuk i kemi asnjë borxh Kosovës. Ky është çmimi i Pavarësisë. Duhet ta bëni vetë. Ne mund t’ju ndihmojmë, ne do t’ju ndihmojmë, por nuk mund ta bëjmë për ju. A mund të bjerë ndër mend ndonjë vend të cilit problemet ia kanë zgjidhur të huaj dashamirës, deri sa qytetarët e këtij vendi vetëm shikonin” ka theksuar diplomati britanik./Sinjali/