image Ponosh: Vuçiq ka pranuar garanci vetëm për veten me planin franko-gjerman

Rajon

Ponosh: Vuçiq ka pranuar garanci vetëm për veten me planin franko-gjerman

news image

Ish-kandidati për president të Serbisë dhe lideri i lëvizjes serbe qendër Zdravko Ponosh ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pranuar garanci nga perëndimi për pranimin e planit franko-gjerman, po vetëm për veten e tij.

“Ka pranuar garanci, por për veten. Përkrahje për të qëndruar në pushtet deri sa ajo marrëveshje të zbatohet…në anën tjetër pengesat për shuarjen e zërave demokratik, të drejtave të njeriut po vazhdojnë..’ ka thënë Ponosh, shkruan Danas.

Ndryshe sot në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuciq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

/GazetaSinjali/