image Pompeo i shkruan Vuçiqit, ia përmend marrëveshjet Kosovë-Serbi

Rajon

Letër/ Pompeo i shkruan Vuçiqit, ia përmend marrëveshjet Kosovë-Serbi

news image

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për lëvizjet e fundit Prishtinë-Begorad që po bëhen me ndërmjetësimin e Richard Grenell, emisari i presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Pomepo ka thënë se SHBA’ja është e inkurajuar për marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë në Gjermani.

Në këtë letër Pompeo gjithashtu ka thënë se SHBA’ja është optimiste se dy shtetet do të bëjnë lëvizje të tjera pozitive me qëllim të normalizimit të raporteve në një të ardhme të afërt.

“Ne jemi të inkurajuar nga ngjarjet e fundit të cilat janë tregues i hapave drejt lehtësimit të investimeve, turizmit dhe lidhjeve tregtare me Kosovës si dhe për raportet mes njerëzve. Ne jemi optimistë që Serbia dhe Kosova do të bëjnë përparime të mëtejshme për normalizim të raporteve në të ardhmen e afërt”, ka thënë Pompeo në letrën e tij drejtuar Vuçiqit, shkruan agjencia e lajmeve Beta.

Pas zhvillimeve të djeshme në Mynih, ka folur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është shprehur optimist se do të ketë një marrëveshje finale me Serbinë gjatë këtij viti.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu ka kundërpërgjigjur presidentit Thaçi duke i thënë se arritja e një marrëveshje nuk është çështje dëshire, por që bazohet në realitet politik dhe në faktin se sa është Kosova e gatshme të bëjë kompromis./GazetaSinjali/