image Pompeo do të vizitojë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Rajon

Rajon/ Pompeo do të vizitojë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, javën e ardhshme do të vizitojë: Italinë, Vatikanin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Pompeo gjatë kësaj vizite do të marrë pjesë në një simpozium në Vatikan dhe do të takohet me Papa Françeskun.

Në Romë, Sekretari i Shtetit do të takohet me Presidentin Sergio Mattarella, Kryeministrin Giueseppe Conte dhe Ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio.

Pastaj, Pompeo do të shkojë në Mal të Zi, ku do të takohet me Presidentin Milo Djukanovic, kryeministrin Dushko Markoviç, dhe Ministrin e Jashtëm Srdjan Darmanoviç.

Sekretari i shtetit do të shkojë edhe në Maqedoninë Veriore, ku do të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Ai do të mbarojë turneun me një vizitë në Greqi, ku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, Ministrin e Jashtëm Nikolaos Dendias, dhe Ministrin e Mbrojtjes Nikolaos Panagiotopoulos.