image Polonia rikthen kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë, synon ndalimin e fluksit të azilkërkuesve

Botë

Polonia rikthen kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë, synon ndalimin e fluksit të azilkërkuesve

news image

Polonia ka rikthyer që nga e hëna kontrollet në kufijtë me Gjermaninë dhe Lituaninë, duke synuar të dekurajojë azilkërkuesit që hyjnë në mënyrë të paligjshme në territorin polak.

Sipas agjencisë AP, në qytetin kufitar të Slubicës, rojet kufitare u panë duke kontrolluar automjetet që hynin nga Gjermania në mëngjesin e së hënës.

Masat hynë në fuqi gjatë natës së së dielës dhe do të zgjasin fillimisht për 30 ditë, ka njoftuar Ministria polake e Punëve të Brendshme dhe Administratës, duke shtuar se mund të zgjaten nëse situata e kërkon.

Kontrollet kufitare do të zbatohen në 13 pika kalimi me Lituaninë, në një shtrirje prej 104 kilometrash si dhe 52 pika me Gjermaninë, përgjatë 467 kilometrave kufi

Vendimi i Varshavës vjen pas presioneve të brendshme, sidomos nga grupe të ekstremit të djathtë, të cilat kanë akuzuar Gjermaninë për transportimin e migrantëve në territorin polak, pasi këta të fundit kanë hyrë fillimisht në Evropën Perëndimore.

Megjithëse Bashkimi Evropian e lejon rivendosjen e përkohshme të kontrolleve kufitare brenda zonës Shengen në raste të jashtëzakonshme, kërkesa kryesore është që masa të tilla të jenë të përkohshme, të kufizuara në kohë dhe të justifikuara me kërcënime serioze të sigurisë.

Gjermania kishte vendosur kufizime të ngjashme më herët këtë vit, në përpjekje për të frenuar fluksin e migrantëve në kufirin lindor të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/