image Polonia planifikon dërgimin e rreth 10.000 ushtarëve në kufi me Bjellorusinë

Botë

Polonia planifikon dërgimin e rreth 10.000 ushtarëve në kufi me Bjellorusinë

news image

Polonia po planifikon të zhvendosë deri në 10,000 trupa shtesë në kufirin me Bjellorusinë për të mbështetur Rojet Kufitare, tha të enjten ministri i mbrojtjes Mariusz Błaszczak.

“Rreth 10,000 ushtarë do të jenë në kufi, nga të cilët 4,000 do të mbështesin drejtpërdrejt Rojet Kufitare dhe 6,000 do të jenë në rezervë”, raporton Reuters, ministri tha në një intervistë për radion publike.

“Ne e zhvendosim ushtrinë më afër kufirit me Bjellorusinë për të trembur agresorin në mënyrë që të mos guxojë të na sulmojë”, tha Błaszczak.

Zëvendësministri i Brendshëm Maciej Wąsik kishte thënë të mërkurën se Polonia do të dërgonte 2,000 trupa shtesë në kufirin e saj me Bjellorusinë.

/GazetaSinjali/