Një zyrtar i lartë polak ka akuzuar qeverinë gjermane se ka treguar mungesë angazhimi kur bëhet fjalë për dorëzimin e premtuar të tankeve në Varshavë.
“Bisedimet kanë ngecur. Nuk shihet ndonjë vullnet të mirë. Le të shpresojmë se do të ndryshojë“, tha Pael Soloch, i cili shërben si kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare.
Një kërkesë iu bë Berlinit për tanke në mënyrë që të zëvendësohen ato që Polonia i ka dhënë Ukrainës, por negociatat nuk kanë arritur ndonjë përparim, tha Soloch për mediat polake.
“Ndihma ushtarake gjermane – pavarësisht nëse është për Ukrainën apo nëse është për vendet që ofrojnë atë ndihmë – nuk i përmbush pritjet“, tha ai.
Polonia po mbështet vendin e saj fqinj me tanke T-72 të prodhimit sovjetik dhe Varshava e ka bërë të qartë se pret zëvendësime nga partnerët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë, në këmbim, shkruan REL.
Një pjesë e madhe e arsenalit të tankeve në forcat e armatosura polake përbëhet nga tanke gjermane Leopard.