image Poloni, mbyllje e pjesshme e vendit për shkak të koronavirusit

Evropë

Poloni, mbyllje e pjesshme e vendit për shkak të koronavirusit

news image

Qeveria polake ka vendosur kufizime të reja në vend, të cilat hynë sot në fuqi, në mënyrë që, sipas saj, ”të shpëtojë shëndetin dhe jetën e popullit polak”.

Qeveria u shpreh e gatshme të vendosë më shumë kufizime nëse paraqitet një nevojë e tillë.

Sipas ligjeve të reja, oraret e hapjes së restoranteve dhe kafeneve kanë ndryshuar, pishinat, palestrat, qendrat e fitnesit dhe sallonet e masazheve janë mbyllur, ndërsa udhëtimet me transport publik janë kufizuar në 50% të kapacitetit të ulëseve ose 30% e kapacitetit total.

Kafenetë dhe restorantet në të dy zonat “e verdha” dhe “të kuqe” do të qëndrojnë të hapura nga ora 06:00 deri në 21:00.

Nga 15 tetori, dyqanet, farmacitë dhe zyrat postare në Poloni janë të rezervuara për qytetarë të moshës mbi 60 vjeç, midis orës 10:00-12:00.

Të hënën, kufizime të mëtejshme do të ndalojnë tubimet e mëdha private.

Shkollat e mesme do të vazhdojnë procesin mësimor në distancë.

Zona e kuqe mbulon 152 qarqe, përfshirë 11 kryeqytetet e provincave, ndër të tjera, Varshavën, Gdanskun, Gdynian, Krakovin, Poznanin dhe Lodzin. /Gazeta Sinjali/