image Politikania kolumbiane arratiset sikurse në filma nga burgu

Kosovë

Botë/ Politikania kolumbiane arratiset sikurse në filma nga burgu

news image

Politikania kolumbiane që është e dënuar me burg për shkak të blerjes së votave,  Aida Merlano, ka arritur të ikën nga burgu.

Nga kamerat e sigurisë, arratisja e Merlanos i përngjanë më shumë filmave aksion. Teksa ajo ishte lejuar që të kontrollohej tek mjeku për shkak të gjendjes së saj, ajo ka përdorur litarin për të ikur nga spitali.

Poshtë në rrugë e priste një motoçiklistë me të cilin arratiset për t’i ikur burgut.

Për kapjen e saj është dhënë një shpërblim prej 50 milionë pezos (rreth 13 mijë euro), e të gjithë ata persona që kanë informata për kapjen e saj mund t’i marrin paratë./Gazeta Sinjali/

Shikoni videon më poshtë: