image Politikani serb vazhdon sulmet, këtë herë e rrah dhe ia then syzet avokatit të një klinike

Rajon

Politikani serb vazhdon sulmet, këtë herë e rrah dhe ia then syzet avokatit të një klinike

news image

Lideri i Partisë Liberal Demokrate në Serbi, Çedomir Jovanoviq e ka rrahur Dejan Dubajiqin, përfaqësuesin ligjor të Klinikës së Rehabilitimit të Qendrës Fizio në Beograd, shkruajnë mediat serbe.

“Jovanoviq më sulmoi dhe m’i theu syzet para Qendrës së Fizios”, konfirmoi Dejan Dubajiq për “Novosti”.

Përpara këtij rasti, Jovanoviq e kishte rrahur edhe pronarin e klinikës, Zharko Ivakoviq.

Pronari i klinikës dëshmoi në polici duke thënë se politikani Çedomir Jovanoviq doli nga xhipi i zi dhe e sulmoi atë me një raketë tenisi.

Sipas raportit të policisë dhe bazuar në dëshminë e D.I., Jovanoviq e ka goditur disa herë në kokë dhe në trup viktimën. /Gazeta Sinjali