image Politikani serb përfundoi në emergjencë – Vuçiq thërret seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë

Rajon

Politikani serb përfundoi në emergjencë – Vuçiq thërret seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë

news image

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thirrur seancën urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në orën 12:45.

Kjo mbledhje u caktua për shkak të protestave që u mbajtën dje e sot në Beograd dhe Novi Sad.

Në këto protesta pati tensione të shumta. U raportua se policia përdori dhunë ndaj protestuesve. Janë publikuar edhe pamje të arrestimit të politikanëve të opozitës në Serbi.

Sava Manojloviq, lideri i lëvizjes “Fillo dhe ndrysho”, është transferuar në Qendrën Emergjente, ka thënë zëdhënësi i lëvizjes transmeton Nova.rs.

Në të njëjtën kohë, deputetët e opozitës dhe këshilltarët e qytetit po bllokojnë gjykatën në Novi Sad për shkak të aktivistëve të arrestuar që kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e Novi Sadit në Stacionin Hekurudhor nga e cila mbetën të vdekur 15 persona.

/GazetaSinjali/