image Poligoni ku u plagos 24-vjeçari: Është vetëvrasje e qëllimshme

Siguri

Poligoni ku u plagos 24-vjeçari: Është vetëvrasje e qëllimshme

news image

Blendin Bytyqi, është  24-vjeçari që ndërroi jetë sonte në QKUK, pasi që u plagos me armë zjarri në poligonin e shenjëtarisë “Katana”, në Obiliq.

Rasti ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:45, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe Poligoni i Shenjtarisë “Katana”, përmes një postimi në Facebook.

Me qellim të informimit të drejtë dhe me qëllim të parandalimit të thashethemeve dhe dezinformatave të shumta, e duke pasur respekt ndaj privatësisë se personave të përfshire në ngjarje, njoftojmë opinionin se para pak kohesh, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat standarde të sigurisë.

Tutje në njoftim, poligoni “Katana”, ka kërkuar që nga të gjithë, e sidomos mediat që të kujdesen për mënyrën e informimit dhe të kenë respekt ndaj familjes së të ndjerit.

Çfarëdo informate rreth këtij rasti, do të merrni nga zyrtaret përkatës të Policisë së Kosovës./GazetaSinjali/