image Policia zbulon një laborator droge në Obiliq

Siguri

Policia zbulon një laborator droge në Obiliq

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në bodrumin e një shtëpie në Obiliq është zbuluar një laborator për prodhimin e substancave narkotike.

Sipas Prokurorisë, janë sekuestruar 700 bimë narkotike të gjatësisë mbi 2m, të llojit kanabis.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ju njofton se ka udhëhequr sot një aksion në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ashtu që me aprovim të gjykatës kompetente, nga bastisja e kryer në Shkabaj të komunës së Obiliqit, në bodrumin e shtëpisë e të dyshuarit është identifikuar një laborator për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar rreth 700 bimë narkotike të gjatësisë mbi 2m, të llojit kanabis.

Lidhur me këtë rast janë ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

/GazetaSinjali/