image Policia zbulon dhe përballet me zjarrvënie pas kapjes së drunjve të prerë ilegalisht në Malet e Sharrit

Siguri

Policia zbulon dhe përballet me zjarrvënie pas kapjes së drunjve të prerë ilegalisht në Malet e Sharrit

news image

Gjatë patrullimit në rrugën për në Luboten në Malet e Sharrit, policia ka hasur një automjet xhip me rimorkio të ngarkuar me drunj të prerë ilegalisht, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se pavarësisht sinjaleve për ndalim, personat e dyshuar nuk u ndalën, por shkarkuan drunjtë në një rrugë malore, i vunë zjarrin automjetit dhe u larguan në drejtim të panjohur.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë, komandanti i stacionit policor, një njësi e NJRSH dhe janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar ‘Sharri’”, thuht në njoftim.

Policia po vijon hetimet dhe identifikimin e të dyshuarve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/