Pas raportimeve për rastin e dhunës në një shtëpi të të moshuarve në Prishtinë, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.
Në një kronikë të publikuar nga Klani, shihet keqtrajtimi dhe dhuna brenda institucionit të të moshuarve që menaxhohet nga Qeveria.
Lidhur me këtë rast janë iniciuar procedurat për mbikëqyrjen dhe kontroll edhe nga Ministria e Financave e cila është menaxhuese e këtij institucioni.
Kujtojmë se ky rast vjen pas ngjarjes tronditëse që ndodhi në Qendrën e të Moshuarve në Pejë “Orenda”, ku disa infermiere kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar dhe kanë incizuar pamjet e rrahjes. Kjo shtëpi është mbyllur, teksa të dyshuarat ndodhen në paraburgim.