Denoncimi i një konflikti familjar në Rahovec, ka alarmuar Policinë të dielën pasdite, me ç’rast njësitë policore zbarkuan në fshatin Pataqan i Poshtëm. Dy vëllezër dyshohet se u përfshinë në mosmarrëveshjen që eskaloi në kanosje, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se dy vëllezërit janë nga familja Zeka, ku njëri prej tyre përfundoi në ndalim policor.
Sipas informacioneve të para, pasi Policia ndërmori veprimet e nevojshme dhe arriti të intervenojë në vendin e ngjarjes, u krye kontroll në shtëpinë e të dyshaurit.
Pas bastisjeve, zyrtarët policorë kanë gjetur katër armë, si dhe 50 fishekë, që i dyshuari 51-vjeçar i mbante ilegalisht.
Armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, ndaj tij është iniciuar procedura për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.