Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një përleshje mes dy asamblistëve në Komunën e Podujevës, të cilët dyshohet se janë kapur me njëri-tjetrin për motive ende të panjohura. Bëhet fjalë për dy asamblistët e Vetëvendosjes Artrit Muqiqi dhe Ragip Fetahu.
Për të mbledhur më shumë informacione në lidhje me rastin, komandanti i stacionit policor në Podujevë, Njazi Jashari tha për Sinjalin se tashmë ndodhet në komunë dhe ende nuk dihet saktësisht çfarë ka ndodhur.
“Jom në Kuvend, i zënë jonë t’u u kry procedurat, nuk kom qenë unë aty. Nuk e di krejt çka ka”, tha Jashari shkurt për Sinjalin.
Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë edhe me kryetarin e komunës, Shpejtim Bulliqin, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.