Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar kursin “Trajnimi i Trajnerëve-Kontrolli i Trazirave dhe Turmave (CRC)” të mbajtur në Regjimentin e 13-të të Karabinierëve në Gorizia, Itali, raporton Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës thuhet se kursi është i përbërë nga pjesa teorike dhe ajo praktike, ku pjesëmarrësit përfituan njohuri të reja të këtyre taktikave, teknikave dhe procedurave me skenarë realistë, që përfshinin: hyrje-dalje nga automjetet, rreshtimi në tokë, përparimi i te rreshtuarve në tokë, rreshtimi nen mburoje, përparimi drejt barrikadave.
‘‘Trajnimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit bilateral të Kosovës dhe Italisë dhe falë angazhimit të një Toge të Karabinierëve të komanduar nga pjesëmarrësit e kursit”, thuhet në njoftimin e FSK.