image Policia: U dëmtuan kurorat me lule dhe u vendos flamuri serb në vendin ku u vra Enver Zymberi

Siguri

Policia: U dëmtuan kurorat me lule dhe u vendos flamuri serb në vendin ku u vra Enver Zymberi

news image

Me anë të komunikatës, bëhet e ditur se edhe kurorat me lule të vendosura në vendin ku ishte vrarë polici, të vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë shkatërruar.

“Fsh. Varage e Poshtme, Zubin Potok 09.09.2022 – NN. Janë shkruar grafitë (parulla)- “Këtu jemi” në gjuhën serbe dhe flamuri i Serbisë. Këto grafite janë hasur në vendin e rënies së heroit  Enver Zymberi. Po ashtu, aty janë shkartuar kurora me lule që ishin vendosur ditë më parë në atë vend”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë, ende nuk është arrestuar asnjë i dyshuar lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/