image Policia: Shpërthimi në Gjilan dyshohet se u shkaktua nga ndezja e një cigareje

Siguri

Policia: Shpërthimi në Gjilan dyshohet se u shkaktua nga ndezja e një cigareje

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje për një shpërthim të një bombole gazi që ka ndodhur në lagjen “Shatërvani i artarëve” në Gjilan, si pasojë e të cilit u lëndua një person.

Shpërthimi ndodhi në depon e një shtëpie dhe personi i lënduar është pronari i saj.

Sipas policisë, ky shpërthim dyshohet se ka ndodhur nga ndezja e një cigareje.

“Është raportuar për një shpërthim në depon e shtëpisë së viktimës mashkull/kosovar, i cili kur kishte hyrë në depo kishte ndezur cigaren dhe kishte ndodhur shpërthimi i një bombole të gazit nga e cila dyshohet se kishte rrjedhur gazi në hapësirën e depos”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, për çka është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Përveç lëndimit të tij, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt dhe dy vetura./Gazeta Sinjali/