image Policia identifikon një person që dyshohet se përmes mashtrimit vodhi gjësende të ndryshme nga disa lokale në Prishtinë

Siguri

Policia identifikon një person që dyshohet se përmes mashtrimit vodhi gjësende të ndryshme nga disa lokale në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë një person, i cili dyshohet se përmes mashtrimit vodhi gjësende të ndryshme nga së paku tri lokale në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Organi i ruajtjes së rendit ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 33-vjeçarin Valton Makolli, i cili dyshohet se ka kryer veprën e mashtrimit në muajt janar, mars e prill.

Identifikohet një i dyshuar për disa raste të mashtrimeve Prishtinë, 16 prill 2021 – Referuar tri rasteve të mashtrimit…

Posted by Kosovo Police on Friday, 16 April 2021

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani”, thuhet në njoftim.

I dyshuari aktualisht ndodhet në arrati dhe është shpallë në kërkim nga ana e policisë. 

“Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet tutje nga policia. /Gazeta Sinjali/