Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës është plagosur rëndë në malin që ndanë Kosovën dhe Serbinë, ku ishte në detyrë si roje mali.
Sipas informatave jo zyrtare 34-vjeçari është plagosur nga Policia e Serbisë dhe pasi ka marrë ndihmën në Spitalin Rajonal të Gjilanit, është transportuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Për gjendjen shëndetësore të 34-vjeçarit për Gazetën Sinjali, ka folur mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla.
“Pacienti është pranuar pak para orës 19:00. Ka dy plagë, njërin në krahun e djathtë dhe tjetrën në pjesën e poshtme të barkut, por gjendja është stabile“, ka thënë Syla.
Detaje rreth plagosjes së Muratit nuk dihen ende./Gazeta Sinjali/