image Prangosen disa të dyshuar gjatë aksionit 'Brezovica' - Detaje të reja

Siguri

Prangosen disa të dyshuar gjatë aksionit ‘Brezovica’ – Detaje të reja

news image

Aksioni i njohur si “Brezovica”, është duke vazhduar sot për të tretën herë me radhë, nën dyshimet për lëshimin e lejeve në zonën e Brezovicës.

Prokurori i Krimeve të Rënda në Ferizaj, Rasim Maloku, e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se janë arrestuar dhe ndaluar disa persona lidhur me këtë rast.

Bastisjet janë zhvilluar në 12 lokacione në Ferizaj, Prishtinë, Lipjan dhe Skenderaj.

/GazetaSinjali/