Aksioni i njohur si “Brezovica”, është duke vazhduar sot për të tretën herë me radhë, nën dyshimet për lëshimin e lejeve në zonën e Brezovicës.
Prokurori i Krimeve të Rënda në Ferizaj, Rasim Maloku, e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se janë arrestuar dhe ndaluar disa persona lidhur me këtë rast.
Bastisjet janë zhvilluar në 12 lokacione në Ferizaj, Prishtinë, Lipjan dhe Skenderaj.