image Policia po patrullonte dhe has të dyshuar që po bënin gjueti, u konfiskon edhe mish derri

Siguri

Policia po patrullonte dhe has të dyshuar që po bënin gjueti, u konfiskon edhe mish derri

news image

Policia e Kosovës ka patrulluar në pikën kufitare në Ponoshec nën dyshimet se po zhvillohet gjueti, ku edhe ka hasur në disa persona, raporton Gazeta Sinjali.

Siç ka mësuar Sinjali, Policia hasi tre persona të dyshuar.

Nga njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një pushkë karabinë me 11 fishekë dhe pa leje valide, po ashtu në çantë është gjetur dhe konfiskuar 14.5kg mish derri./GazetaSinjali/