image Policia po ndalon qytetarët që kanë dalë pas orës 21:00 në Prishtinë

Siguri

Policia po ndalon qytetarët që kanë dalë pas orës 21:00 në Prishtinë

news image

Qytetarët e kryeqytetit të cilët nuk po e respektojnë vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes pas orës 21:00, po ndalohen nga Policia në kryeqytet.

Në disa pamje shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës duke ndaluar veturat në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë pas mesnate.

Me vendim të qeverisë, është rikthyer kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në Komunën e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë./GazetaSinjali/