image Policia po interviston personat që dyshohen se i vunë flakën shitësit të cigareve në një lokal të Prishtinës

Siguri

Policia po interviston personat që dyshohen se i vunë flakën shitësit të cigareve në një lokal të Prishtinës

news image

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e djegies së duarve të një shitësi të cigareve në një kafene të Prishtinës.

Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar për Sinjalin se personat e përfshirë në këtë rast janë duke u intervistuar.

“Sa i përket ngjarjes në fjalë, policia është duke e trajtuar në koordinim të ngushtë me prokurorinë. Aktualisht personat e përfshirë më këtë ngjarje janë duke u intervistuar. Pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit, do të njoftoheni me detaje”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Në videon që u publikua sot shihen disa të rinj që qeshin me shitësin e cigareve, teksa i vënë flakën duarve të tij në një tavolinë.

Në video shihet se pas djegies së duarve, personit që shet cigare nuk i ndihmon askush.

/GazetaSinjali/