image Kërcënimi me mjet shpërthyes në Rektoratin e UP-së, i rrejshëm

Siguri

Kërcënimi me mjet shpërthyes në Rektoratin e UP-së, i rrejshëm

news image

Një informatë se është vendosur një mjet shpërthyes në rektoratin e Universitetit të Prishtinës që Policia e mori përmes postës elektronike, alarmoi organet e sigurisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, tashmë shiritat rrethues janë larguar dhe janë liruar hyrje-daljet, pasi që ky lajmërim u vlerësua i rremë.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm.” /GazetaSinjali/