Policia e Kosovës në Prishtinë ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka realizuar 170 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 43 kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe çështje të tjera.
Sipas njoftimit, pas përfundimit të procedurave, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara.
Gjithashtu, në kuadër të aktiviteteve të sigurisë, janë sekuestruar 7 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi municionesh.
Në fushën e trafikut rrugor, policia ka shqiptuar gjithsej 3,513 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, prej të cilave 660 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe radarëve mobilë.
Policia ka theksuar se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë me qëllim rritjen e sigurisë dhe zbatimin e ligjit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!