image Policia në Pejë sekuestron armë, municion dhe jelek antiplumb, gjashtë në pranga

Siguri

Policia në Pejë sekuestron armë, municion dhe jelek antiplumb, gjashtë në pranga

news image

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se gjatë një aksioni të zhvilluar në fundjavë, në lokacione të ndryshme të rajonit janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara ilegale.

Sipas komunikatës zyrtare, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit “Beretta”, një armë gjuetie “Uzumlu”, një pistoletë “M57”, një pistoletë “TT”, si dhe 25 fishekë, tre karikatorë, një jelek antiplumb, një thikë dhe një radiolidhje.

Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar gjithsej gjashtë persona të dyshuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, pesë prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për motivet apo origjinën e pajisjeve të sekuestruara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/