image Policia në Pejë paralajmëron shtim të masave të kontrollit në transportin publik

Siguri

Policia në Pejë paralajmëron shtim të masave të kontrollit në transportin publik

news image

Policia në Pejë ka njoftuar se do të marrë masa shtesë në kontrollin e mjeteve të transportit publik, me qëllim që situata me pandeminë të jetë nën kontroll, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto masa po merren në kohën kur ka filluar viti shkollor me reduktim të nxënësve që vijojnë mësimin, ndërsa nga 21 shtatori mësimin do ta vijojnë edhe nxënësit e tjerë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë thirrje që të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik (autobus, kombi, taxi) të punojnë me përgjysmim të numrit të udhëtarëve, në mënyrë që të respektohet distanca. /Gazeta Sinjali/