image Policia në kërkim të një personi të dyshuar për vjedhje, kërkon ndihmën e qytetarëve

Siguri

Policia në kërkim të një personi të dyshuar për vjedhje, kërkon ndihmën e qytetarëve

news image

Policia e Kosovës, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka bërë të ditur se është në kërkim të një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Sipas njoftimit zyrtar, policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se çdo informacion mund të raportohet në numrin 192 ose përmes emailit zyrtar të Policisë së Kosovës.

Policia ka theksuar se bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për hetimin e rasteve dhe garantimin e sigurisë publike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/