image Policia në Gjakovë e shpall në kërkim të riun nga Prizreni, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Siguri

Policia në Gjakovë e shpall në kërkim të riun nga Prizreni, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

news image

Policia Rajonale në Gjakovë ka shpallur në kërkim një person, duke ia publikuar fotografinë, me qëllim lokalizimin e tij. I riu që ndodhet në arrati dyshohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari është Fisnik Qenaj, 21-vjeçar, nga fshati Romajë në Prizren.

“Lidhur me rastin e iniciuar në Stacionin Policor në Gjakovë “lëndim i rëndë trupor”, Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë veprime hetimore me ç’rast edhe është identifikuar i dyshuari i lartshënuar.

Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë. Edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative ai ende gjendet në arrati.”

/GazetaSinjali/