image Policia në Ferizaj i sekuestron armën 41-vjeçarit, i gjen edhe 100 fishekë

Siguri

Policia në Ferizaj i sekuestron armën 41-vjeçarit, i gjen edhe 100 fishekë

news image

Sot rreth orës 12:45 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në komunën e Ferizajt, Policia i ka sekuestruar armën një personi i cili ishte hipur në një veturë me targa të huaja, raporton Gazeta Sinjali.

Derisa, Policia e Kosovës ishte në detyrë, e ka ndaluar veturën dhe i ka sekuestruar armën të dyshuarit, si dhe dy karikatorë dhe njëqind fishekë.

41-vjeçari pas procedurave fillestare të përfunduara nga Policia është dërguar në stacionin policor në Ferizaj për intervistim.

Me vendim të Prokurorit, i njëjti është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është iniciuar si‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.

/GazetaSinjali/