image Policia: Në autostradë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet

Siguri

Policia: Në autostradë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet

news image

Një aksident me fatalitet ka ndodh në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodh rreth një orë më parë dhe atë e ka konfirmuar edhe Policia.

“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore”.

Në një video që ka siguruar Gazeta Sinjali shihet se si një veturë ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar, ndërsa aty shihen edhe forca të policisë, por edhe ambulanca.

/GazetaSinjali/