Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Ferizajt të mbështetur nga Njësia për reagim të shpejtë ka zhvilluar një plan operativ për mbrojtjen e pyjeve, gjatë së cilin janë arrestuar disa persona të kapur në flagrancë.
Plani i policisë sot është realizuar në malet e fshatit Jezerc, shkruan Sinjali
“Bazuar në planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2019” , njësitet policore të Stacionit Policor të Ferizajt të mbështetura nga Njësia për reagim të shpejtë,sot me 28.08.2019,nga orët e hershme të mëngjesit, kanë vazhduar me angazhimin tyre të filluar kohë më parë lidhur me parandalimin e vjedhjeve të pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjëve . Falë informatave të siguruara nga tereni,Policia e Kosovës,në malet e fshatit Jerzerc,deri tani ka arrestuar disa persona të kapur në flagrancë duke prerë drunjë në mënyrë ilegale”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia e Ferizajt.
Policia ka informuar edhe inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë nga Agjencioni Pyjor i Kosovës për këtë rast.
“Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni Pyjor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë procedurat ligjore lidhur me këtë rast”, thuhet tutje në komunikatë.
Apeli i Policisë së Ferizajt për qytetarët është që ata të mos furnizohen me dru nga personat që nuk kanë dokumentacion për ta kryer atë veprimtari. /Sinjali