image Policia në aksion për kapjen e grabitësve - bastis një shtëpi dhe objektet përcjellëse në Piranë, ka të arrestuar (FOTO)

Siguri

Policia në aksion për kapjen e grabitësve – bastis një shtëpi dhe objektet përcjellëse në Piranë, ka të arrestuar (FOTO)

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku një person nën kërcënimin e armës automatike ka grabitur rreth 3 mijë euro në pompën e derivateve ‘Exfis’ në fshatin Piranë, për çka raportoi më herët Gazeta Sinjali.

Në vazhdën e veprimeve policore për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur në ‘Exfis’, Policia ka realizuar një bastisje sot pasdite në një shtëpi dhe objektet përcjellës në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sinjali mëson se forca të shumta policore në përbërje prej njësisë speciale e hetuesve policor të shoqëruar edhe nga Policia patrulluese janë parë në fshatin Piranë, ku kanë realizuar bastisje me qëllim të sigurimit të provave që shpien në zbardhjen e rastit të grabitjes.

Siç mëson Sinjali, bastisja tashmë ka përfunduar dhe së paku një person është shoqëruar në Stacionin Policor, ku pritet intervisitimi i tij dhe krahasimi i deklaratës së tij me provat dhe filmimet e siguruara paraprakisht.

Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/