image Policia ndalon një person për sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtarë

Siguri

Policia ndalon një person për sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtarë

news image

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në pikë kufitare Jarinje i cili ishte në kërkim, pasi i njëjti dyshohet për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar.

Sipas njoftimit, Policia ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A. (m/s/k), i cili ishte në kërkim.

“Personi i ndaluar është i dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar, ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’, rast ky i kryer kohë më parë. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet dhe aktivitetet e saja në realizimin e objektivave policore, përfshirë edhe arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave të kërkuar edhe ky arrestim dëshmon se askush nuk mund t’i ikë drejtësisë dhe herët a vonë do të përballet me forcën e ligjit”, thuhet në njoftim.

Me autorizim të prokurorit kompetent i dyshuar është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/